Flash

Detaje të reja nga vjedhja monstruoze me koncesionin e sterlizimit

Lapsi.al 3 September 2023
Detaje të reja nga vjedhja monstruoze me koncesionin e sterlizimit

Kontrata koncesionare e sterilizimit më vlerë gati 100 milionë euro nuk i ka nxjerrë jashtë funksioni autoklavat e vjetra nëpër spitalet e vendit. Një pjesë e tyre janë rikthyer në funksion, për të sterilizuar instrumente kirurgjikale po ashtu të vjetra. Konstatimi është bërë nga SPAK në hetimin e koncesionit të sterilizimit, për të cilin deri më tani janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni, Ilir Rrapaj, si edhe po hetohen në masa më të buta sigurie gjashtë persona të tjerë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga këqyrjet e kryera nga spitalet e vendit rezulton se për lindjet natyrale, ndërprerjen te shtatzënisë dhe manipulimet kirurgjikale janë rikthyer në përdorimin e instrumenteve që kanë patur më parë gjendje dhe për sterilizimin e tyre autoklavave që kanë patur gjendje.

Hetimi ka zbuluar se Ministria e Shëndetësisë, nuk ka kryer asnjëherë një kontroll faktik në centrale, subcentrale dhe qendrat backup gjatë gjithë kohës për investimet reale të kryera nga koncesionari. Gjatë këqyrjeve të bëra për llogari të hetimit të SPAK në dhjetor 2022-janar 2023 nga 18 qendra Back up të planifikuara sipas kontratës në të gjithë territorin, vetëm 5 të tilla funksionojnë në spitale.

Sipas hetimit, kushtet e kontratës koncesionare janë në favor të koncensionarit. Përveç se anekset problematikë të kontratës nuk janë zgjidhur, Ministria e Shëndetësisë nuk iu ka dhënë përgjigje të saktë kërkesave të spitaleve për të përdorur setet e vjetra me qëllim përballimin e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale, që kalonin numrin e parashikuar. Nga ana tjetër ministria i kërkonte spitaleve të mostejkalohej numri i ndërhyrjeve dhe buxheti./ A2

Të këshilluara

37-vjeçarja vritet nga motra në Tiranë

Një krim i rëndë ka ndodhur dje në kryeqytet, ku një 37-vjeçare është vrarë me thikë nga motra e saj, teksa fillimisht vdekja është raportuar si natyrale. Pa...

11:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI