Flash

“Të mbeta në dorë...”/ Del VIDEO e rrahjes së policit në Tiranë

Lapsi.al 3 September 2023
“Të mbeta në dorë...”/ Del VIDEO e rrahjes së

Një efektiv policie dhe një i afërmi i tij u dhunuan nga një grup personash në rrugën “Besim Alla” në Tiranë, mëngjesin e së shtunës në kryeqytet. Policia njoftoi se për këtë rast ka mundur të arrestojë një 29-vjeçar të identifikuar si Blerim Bulica, 29 vjeç, banues në Tiranë.

4 persona të tjerë të përfshirë në konflikt janë ende në kërkim: Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç dhe Benard Aliaj, 34 vjeç. Këtë të diel u publikua në rrjetet sociale një tjetër video nga ngjarja. Në video dëgjohen të bërtiturat dhe ulërimat e personave që dhunohen.

“Të mbeta në dorë o Bekim”, - dëgjohet duke thënë një prej tyre që mesa duket i drejtohet Bekim Bulicës. Ndërsa një grua që filmon skenën dëgjohet të thotë e traumatizuar: “E rrahën”. Ata i bënë pritë efektivit të policisë duke i bllokuar rrugën në momentin që u fut me makinë në sheshpushimin e pallateve. Autorët i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, e më pas kanë nisur të godasin me shkopinj bejsbolli drejt xhamave të automjetit të tij.

[video width="196" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/64f44b26d972c.mp4"][/video]

Efektivi tenton të fusë automjetin drejt një garazhi të pallatit, por aty agresorët i kanë nxjerrë të dy nga makina dhe i kanë dhunuar. I arrestuari Blerim Bulica ka deklaruar se shkak i ngjarjes është bërë një shumë parash.

I riu thotë se efektivi i policisë i ka marrë një shumë parash atij dhe nuk ia ka kthyer. Sipas Bulicës, konflikti ka qenë i hershëm, pasi ata njiheshin që në Kukës. Po ashtu ai ka theksuar se sa herë që janë takuar, kanë përfunduar në fyerje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

37-vjeçarja vritet nga motra në Tiranë

Një krim i rëndë ka ndodhur dje në kryeqytet, ku një 37-vjeçare është vrarë me thikë nga motra e saj, teksa fillimisht vdekja është raportuar si natyrale. Pa...

11:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI