Flash

Zbardhet dëshmia e 40-vjeçares që vrau motrën: Më kërcënoi

Lapsi.al 3 September 2023
Zbardhet dëshmia e 40-vjeçares që vrau motrën: Më

Një ngjarje mjaft e rëndë u mësua mëngjesin e kësaj të diele. Një 40-vjeçare nga Tirana u arrestua nga policia si e dyshuar për vrajen e motrës së saj që pas pak ditësh do të mbushte 37 vjeç. Viktima është Amanda Pushani.

Ajo u qëllua me thikë nga Marsela Pushani. Kjo e fundit me profesion mësuese ka deklaruar në polici se viktima kishte më shumë se 10 vjet e alkoolizuar dhe shpesh debatonin për këtë arsye. Sipas saj edhe natën e së dielës ajo u kthye e dehur në banesë dhe kishte marrë thikën duke e kërcënuar se do ta vriste atë dhe nënën e tyre. 40-vjeçarja është shprehur se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Reagova në kushtet e vetëmbrojtjes. Ajo na kërcënoi se do të na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe shumë problematike. Bëmë mjaft debate që të linte alkoolin. Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë" – janë disa nga fjalët që ajo ka thënë përpara hetuesve.

Marsela Pushani u vu në pranga disa orë pas ngjarjes. Fillimisht ato tentuan ta fshihnin ngjarjen duke u shprehur se vdekja kishte qenë natyrale. Ishin hetimet e policisë dhe kryerja e autopsisë që çuan më tej në zbardhjen e saj. ©LAPSI.al

E rëndë në Tiranë/ 37-vjeçarja vritet me thikë nga motra e saj gjatë një  sherri në banesë, si u zbulua krimi pas autopsisë – Balkanweb.com – News24

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI