Flash

De Laurentiis tallet me Al Hilal: "Për 200 milionë blini një këmbë të Osimhen"

Lapsi.al 4 September 2023
De Laurentiis tallet me Al Hilal: "Për 200 milionë blini një

Në Francë, l'Equipe duartroket Aurelio de Laurentiis, të vetmin që nuk i është dorëzuar lajkave arabe: "Pak kanë rezistuar ndaj parave të Arabisë Saudite, vetëm një njeri i guximshëm ka spikatur" shkruan e përditshmja e njohur franceze. Për këtë arsye përmendet oferta e Al Hilal për Victor Osimhen. Nëse sulmuesi është lëkundur nga propozimi për një pagë mbi 40 milionë euro në vit, presidenti blu iu përgjigj në mënyrë ‘kinematografike’ arabëve.

“Oferta juaj prej 200 milionë eurosh mund të blejë vetëm një këmbë të Osimhen, me mirëkuptimin e De Laurentiis”. Kjo ka qenë përgjigja që pronari i Napolit i dërgoi Al Hilal. Në email ishte përfshirë gjithashtu Roberto Calenda, menaxheri i nigerianit. “Për vitin e ardhshëm mendoj se do të jeni në gjendje të ofroni 500 milionë. E ndoshta do ta shqyrtojmë ofertën tuaj. Po e përsëris: ndoshta”, përfundoi De Laurentiis në email.

Lexo më tej: Në Napoli mbërrin menaxheri, Osimhen rinovon: AdL i thotë jo 130 milionë eurove të Al Hilal

Al Hilal duhet të zhgënjehet kështu me përgjigjen përfundimtare të presidentit të Napolit. Pasi klubet arabe kanë siguruar pothuaj cilindo lojtar që vunë në shënjestër, duke bindur qoftë lojtarët ashtu dhe klubet, tani detyrohen të marrin një refuzim të fortë. Një refuzim që ndoshta mund të jetë një sinjal kthese edhe i të tjerëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI