Flash

Ed Sheeran do ta shohim edhe si aktor, "transformimi" i pabesueshëm i artistit për filmin komedi!

Lapsi.al 4 September 2023
Ed Sheeran do ta shohim edhe si aktor, "transformimi" i

Ed Sheeran momentalisht është duke shijuar suksesin e albumit të tij të fundit dhe turin botëror që e ka nisur sërish, megjithatë duket se këngëtari këtë vit e ka zgjeruar "gamën" e krijmtarisë së tij edhe përtej muzikës e do na surprizojë me një rol në një film. Bëhet fjalë për filmin komedi, mjaft të pritur nga publiku britanik, "Sumotherhood", në të cilin artisti duket se ka një rol, jo protagonist, megjithatë mjaft të rëndësishëm.

Këngëtari britanik do të marrë pjesë në filmin e ri komedi dhe sipas Daily Mail, ai do të luajë një person të pastrehë. Filmi është drejtuar nga Adam Deacon, i cili gjithashtu luan në film.

Sheeran shihet në traileri i filmit ku përmbledhja zyrtare e përshkruan atë si “një parodi të zhanrit borgjez britanik”.

Në fillim të këtij viti, një burim zbuloi për ‘The Sun’ se “Edi luan këtë djalë që është i pastrehë dhe duket si i droguar… ai nuk ka një rol të madh në film por fansat do ta njohin menjëherë”.

Jeremy Corbyn gjithashtu është konfirmuar se do t’i bashkohet kastit së bashku me Jennifer Saunders dhe Denise van Utten, të shkruar nga Adam Deacon, Michael Wu dhe Jazzy Zonzolo.

“Sumotherhood” pritet të shfaqet në kinematë e Britanisë së Madhe më 13 tetor.

 

https://youtu.be/C7_Vq7Sxsf4

 

Ndërkohë kujtojmë se Sheeran nuk e ka herën e parë para kamerave, teksa më parë ka qenë pjesë edhe e serialeve si "Game of Thrones" në role shumë të vogla.

Të këshilluara

Divorc në Hollywood

Joe Jonas dhe Sophie Turner po shkojnë drejt divorcit pas katër vitesh martesë. "Joe po eksploron opsionet më të mira për të ardhmen e tij," -shkruan Page Six....

09:39

Detaje nga romanca e Ariana Grande me aktorin

Ariana Grande dhe Ethan Slater janë ende bashkë dhe po bëjnë çmos për të lundruar marrëdhënien e tyre në sytë e publikut, thanë burime të shumta për PEOPLE. ...

13:37

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI