Flash

Sergio Ramos kthehet te Sevilla pas 18 vjetësh: "E kisha detyrim ndaj babait tim e ndaj Antonio Puerta"

Lapsi.al 4 September 2023
Sergio Ramos kthehet te Sevilla pas 18 vjetësh: "E kisha detyrim ndaj

"Jam i emocionuar. Është një ditë e veçantë, të kthhesh në shtëpi është gjithmonë e tillë. Tani duhet të bëjmë testet mjekësore. Unë kam pritur prej disa muajsh, por jam i lumtur që do të kthehem dhe do t'i bashkohem skuadrës sa më shpejt. Do të kemi kohë për prezantimin, duke dashur të kthehesha në shtëpi nuk kishte kuptim të shkoja diku tjetër pa u ndalur këtu. Ishte një borxh që ia kisha babait tim, gjyshit tim, 'sevilizmit' dheAntionio Puerta". Pasi mbërriti në Sevilje me një fluturim privat nga Madridi, Sergio Ramos zyrtarizoi kthimin në ekipin e tij të preferuar. Pikërisht aty ku filloi karrierën e tij në futbollin profesionist.

Lexo më tej: Video/ Real Madrid feston triumfin në Kupën e Mbretit, Sergio Ramos i bashkohet me kupën e thyer

Te Sevilla ka luajtur edhe ish-shoku i tij, e mbi të gjitha miku i tij, Antonio Puerta. Ai humbi jetën në moshën 23-vjeçare, në vitin 2007, në spitalin ku u shtrua. Puerta pasi pësoi një arrest kardio-respirator gjatë ndeshjes mes Sevilla dhe Getafe. “Shumë gjëra kanë nënkuptuar shumë dhe mendoj se kishte ardhur koha për t’u rikthyer – shtoi i emocionuar Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll ishte i lirë pas skadimit të kontratës së tij me PSG-në.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI