Flash

Ekzekutohet mbrojtësi i kombëtares së Panamasë: Gilberto Hernandez bëhet "shoshë" me plumba

Lapsi.al 5 September 2023
Ekzekutohet mbrojtësi i kombëtares së Panamasë: Gilberto

Mbrojtësi i kombëtares së Panamasë Gilberto Hernandez u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i vrarë në qytetin e Colon, në bregun e karaibean të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur policia e cila ka arrestuar një të dyshuar. Futbollisti 26-vjeçar është bërë shoshë me plumba të dielën, nga persona të paidentifikuar që e qëlluan nga një makinë, tha policia.

Disa persona të tjerë mbetën të plagosur në këtë ngjarje të rëndë. Colon është një qytet ku janë të shpeshta larjet e hesapeve mes trafikantëve të drogës. Gilberto Hernandez luante për Club Atletico Independiente, me të cilin kishte fituar dy kampionate kombëtare. Ai ishte thirrur dy herë nga trajneri i Panamasë, spanjollo-danezi Thomas Christensen, në veçanti kundër Argjentinës.

Lexo më tej: Vrasja e gazetares së "Panama Papers", protesta masive kundër qeverisë në Maltë

Policia "arrestoi një individ" të dyshuar si të përfshirë në vrasje, tha zëvendëskomisioneri Hermogenes Argùelles. Shefi i policisë në rajonin e Colon, megjithatë, nuk dha detaje të mëtejshme mbi ngjarjen e rëndë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI