Flash

Finalja e Champions i rrit pagën: Inter e Simone Inzaghi bashkë deri në vitin 2025

Lapsi.al 5 September 2023
Finalja e Champions i rrit pagën: Inter e Simone Inzaghi bashkë deri
Tashmë është zyrtare: Simone Inzaghi ka rinovuar për një tjetër vit raportin e tij me Inter. Në fakt, tashmë është vendosur firma për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2025. Marrëveshja mes palëve, e arritur javët e fundit, është komunikuar mëngjesin e sotëm nga klubi zikaltër. E gjitha pas një fillimi të kampionatit që e sheh skuadrën në krye të renditjes (së bashku me Milan, kundërshtari i radhës pas pauzës për kombëtaren). Zikaltrit kanë regjistrur 9 pikë, rezultat i tre fitoreve kundër Monza, Cagliari dhe Fiorentina, me tetë gola të shënuar dhe zero të pësuar. Inter është skuadra e vetme në pesë ligat më të mira evropiane që ka mbajtur portën e paprekur. Për trajnerin zikaltër do të ketë një pagë 5.5 milionë euro në sezon si pjesë fikse, së cilës duhet t'i shtohen edhe bonuset në bazë të rezultateve të arritura. Në dy sezonet e para me Inter, Inzaghi fitoi 4 trofe (dy Kupa Italie dhe dy Superkupa Italie). Tekniku i çoi zikaltrit edhe në finalen e Champions League qershorin e kaluar, në Stamboll, kundër Manchester City. Lexo më tej: Pavard mbërrin në Milano, i paduruar të nisë aventurën zikaltër: "Arriti Benji, interisti"

KOMUNIKATA E INTER

FC Internazionale Milano është e lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të zikaltërve deri në vitin 2025.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI