Flash

Gafaxhiu i United Onana vendos rekordin në Premier League: askush nuk ka bërë më shumë pasime se ai

Lapsi.al 6 September 2023
Gafaxhiu i United Onana vendos rekordin në Premier League: askush nuk ka

Tifozët e Manchester United janë të ndarë kur vjen puna te portierët. Ka nga ata që besojnë tek André Onana dhe nga ata që qajnë David De Gea, për dymbëdhjetë sezone në mbrojtje të portës së Djajve të Kuq. Mes atyre që ende besojnë te kamerunasi është padyshim edhe Erik ten Hag. Holandezi është trajneri i tij sot si atëherë, gjashtë vjet më parë, te Ajax. Ai e zgjodhi atë për të ndryshuar lojën e ekipit të tij, për të patur një organizator mes shtyllave. Disa shifra thonë se rruga është ajo e duhura.

Kundër Arsenal, United humbi 3-1, por Onana plotësoi 42 pasime për të vendosur një rekord të ri për një portier në Premier League. Në katër ndeshjet e luajtura, ai ka pësuar shtatë gola. Shumë, pavarësisht 15 pritjeve në total, që tregojnë vështirësitë e dukshme të skuadrës së tij në fazën e mbrojtjes. Vetëm një herë Red Devils kanë përfunduar ndeshjen pa pësuar gol: kundër Wolverhampton. Pastaj janë edhe dy kartonë të verdhë në vetëm katër ndeshje, tepër, veçanërisht për një portier. Ashtu si shumë janë gafat, ose pothuajse. Onana nuk ishte i përsosur ndaj Arsenal dhe Tottenham, ndërsa kundër Nottingham Forest u ul përballë kundërshtarit të tij dhe u bë një meme globale në një kohë të shkurtër. Në fillim të gushtit, ai pësoi një gol nga mesfusha kundër Lens, në një miqësore.

SHPENZIM I DREJTË APO I GABUAR?

Onana, që United pagoi gati 60 milionë euro duke përfshirë bonuset, është ky. Këmbë prej mesfushori, pritje të rëndësishme por edhe gabime të dukshme. E një personalitet që tenton të ekzagjerohet gjithnjë e më shumë. Aq sa është rikthyer të luajë për kombëtaren. Me Kamerunin të martën do të sfidojë Burundin dhe duhet të fitojë për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës së janarit. Një rikthim pas stuhisë në Katar, kur u grind me trajnerin Song dhe u përjashtua nga Samuel Eto'o, presidenti i federatës. Pikërisht Eto'o ka punuar muajt e fundit për ta rikthyer atë në mbrojtje të portës së Luanëve të Paepur. Onana u përgjigj po, por nuk hoqi dorë nga thumbimi. Ai tha (dhe shkroi) se kishte pësuar 'padrejtësi dhe manipulime'. Jo saktësisht një mesazh paqeje.

Lexo më tej: Video/ Gafa skandaloze i 'falet'; nga arbitri, Onana bën arrogantin: "E dija që nuk do jepej penallti"

Një temperament i fortë i portierit. Të gjithë te Interi e kishin vënë re, sepse në dymbëdhjetë muaj ai kishte pasur mundësinë të diskutonte, qoftë edhe publikisht, me disa senatorë të skuadrës, si Brozovic dhe Dzeko. Onana luan mirë futboll, ndonjëherë habitet, por pa dyshim që është ndër portierët më të mirë në botë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI