Flash

Kishin mbjellë kanabis, arrestohen katër persona në Lushnjë

Lapsi.al 6 September 2023
Kishin mbjellë kanabis, arrestohen katër persona në Lushnjë

Policia kapi në fshatin Murrizë në Lushnjë bimë narkotike kanabis të mbjellura. Për mbjelljen e kanabisit u arrestuan katër persona, të afërm me njëri-tjetrin.

Detaje nga policia: 

Policia e Fierit në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në Lushnjë, gjatë operacionit "Lidhja", u arrestuan në flagrancë shtetasit Fitim Gjolena, Ervin Gjolena, Hyqmet Gjolena dhe Mariglen Gjolena, të katërt banues në fshatin Biçakaj, Lushnjë (të afërm të njëri-tjetrit, ndërsa shtetasit H. Gj. dhe M. Gj., babë e bir).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lexo më tej: Analiza e DW: Rama riformatoi qeverinë pas goditjeve nga SPAK 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI