Flash

Organizata terroriste serbe ‘Severna Brigada’ kërcënon edhe Albin Kurtin

Lapsi.al 6 September 2023
Organizata terroriste serbe ‘Severna Brigada’ kërcënon

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” kërcënon edhe Kurtin. Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” ka kërcënuar mbrëmë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”.

Profili i kësaj organizate ka shpërndarë mbrëmë në Facebook një fotografi të një arme të llojit snajper, sipër se cilës kanë shkruar “Kurti, këso kemi me tonelata”, raporton KosovaPress.

Dje (e martë), “Severna Brigada” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI