Flash

Dalin pamjet, shqiptari hero shpëton avionin nga "sulmi terrorist" (VIDEO)

Lapsi.al 7 September 2023
Dalin pamjet, shqiptari hero shpëton avionin nga "sulmi

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero. Victor Troboloni, u përball me një person i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit Tel Aviv-Londër.

Shqiptari ka rrëfyer për "The Sun" të gjithë ngjarjen, ndërkohë në video shihet Troboloni me një kapele bejsbolli duke mbajtur autorin në rreshtin e kabinës.

Victori, me origjinë nga Shqipëria, por me banim në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli, kur e pa burrin që sillej çuditërisht gjatë fluturimit. Ai tregon se nisi të dyshonte dhe po e shikonte gjatë gjithë kohës.

“E pashë dukeecur, ndoshta duke kërkuar disa gjëra në avion... duke kontrolluar numrat e sediljeve. Unë jam vetë inxhinier avionësh, kam punuar në mirëmbajtje. Kështu që unë e di se çfarë po ndodh. Ishte një situatë shumë e frikshme”- tregon ai.

Më pas shton se burrin e ndaloi duke e goditur me kokë për ta rrëzuar në tokë.

"Ai u përpoq të hapte daljen emergjente, ai ishte ulur prapa dhe e kishte të lehtë të hapte një dalje emergjence. Ai ishte shumë i rëndë... E godita me kokë dhe stjuardesat ia lidhën duart me lidhëse plastike.. E mbajta për 10 minuta, i merrej fryma dhe u lodh”.- tha ai.

Victor tha gjithashtu se sulmuesi bërtiste "Allahu Akbar" në mënyrë të përsëritur.

[video width="630" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/64f9a0df24cc1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI