Flash

Kryebashkiak i Firences, Batistuta e përgënjeshtron: "Nuk bëhem pjesë e jetës politike"

Lapsi.al 7 September 2023
Kryebashkiak i Firences, Batistuta e përgënjeshtron: "Nuk
Gabriel Omar Batistuta mohon kategorikisht zërat që kanë qarkulluar së fundmi në lidhje me kandidaturën e tij të mundshme si kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme komunale në Firence. “Dua të mohoj lajmin që më implikon si kandidat i mundshëm për kryetar Bashkie të Firences. Nuk marr pjesë në jetën politike as në Itali dhe as në Argjentinë”, shkruan ish-ylli i Fiorentinës në profilet e tij sociale. Deklarata shumë të qarta, të cilat mbyllin diskutimin dhe zbehin menjëherë entuziazmin e tifozëve. "Synimi im i vetëm është të jetoj në një botë më të mirë. Ku njerëzit mund të marrin atë që meritojnë për përpjekjet dhe sakrificat në aktivitetet e tyre profesionale dhe ta shijojnë atë - vazhdoi Batistuta -. Unë jam gjithmonë në dispozicion për të bashkëpunuar ku mund të jetë e dobishme. Por në asnjë mënyrë nuk do të doja të gjendesha në një pozicion pushteti që duhet të zihet vetëm nga ata që janë të trajnuar në mënyrë adekuate e kanë mjaftueshëm meritë për ta fituar atë". Lexo më tej: E bujshme, Batigol rikthehet në Firence: argjentinasi mendohet si kandidat për kryebashkiak Nuk është ndoshta ajo që donin të dëgjonin tifozët fiorentinë, që e kanë adhuruar argjentinasin në mesin e viteve 80-90. Me fanellën e Fiorentinës dhe Romës, 54 vjecar tashmë, Batistuta ka shënuar 183 gola në 318 ndeshje në Serie A. Mbreti Luan në total ka luajtur 448 ndeshje, duke realizuar 245 gola, për tu bërë një prej sulmuesve më të mirë në botë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI