Flash

Miley Cyrus rikujton ndarjen nga Liam Hemsworth

Lapsi.al 7 September 2023
Miley Cyrus rikujton ndarjen nga Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka folur për martesën e saj me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth.

Pasi foli sinqerisht për momentet në karrierën e saj që dikur u konsideruan si të diskutueshme në serialin e saj "Used to Be Young", TikTok, artistja, mori një moment  për të diskutuar diçka që ajo e quajti "në të vërtetë serioze".

Në një TikTok të postuar të mërkurën, këngëtarja e "Flowers" zbuloi se kur e dinte se martesa e saj me aktorin australian, kishte përfunduar. Ajo shpjegoi se ishte në festivalin muzikor Glastonbury në qershor 2019 kur u mor vendimi.

“Angazhimi im dhe Liam për të qenë të martuar, sigurisht erdhi nga një vend dashurie së pari, sepse kishim 10 vjet së bashku, por edhe nga një vend traumash dhe thjesht duke u përpjekur të rindërtonim sa më shpejt që të mundeshim”, tha Cyrus. "Dita e shfaqjes [Glastonbury] ishte dita kur vendosa se nuk doja të isha në atë marrëdhënie."

Cyrus zbuloi gjithashtu se çfarë ka mësuar nga ai vendim. “Ky ishte një moment tjetër ku puna, performanca ishin të parat”, shtoi ajoi. "Unë mendoj se kjo është arsyeja pse tani është kaq e rëndësishme për mua që të mos jetë kështu - që  perwsoni im i zemrës të jetë i pari."

Disa muaj pas performancës së Cyrus në Glastonbury, Hemsworth paraqiti kërkesë për divorc në gusht 2019 dhe të dy përfundimisht arritën një marrëveshje zyrtare në fillim të 2020. Në serialin "Used to Be Young", të cilin Miley e ndan në internet që nga fundi i gushtit në mbështetje të këngës së saj të re me të njëjtin emër, këngëtarja "Wrecking Ball" ka folur edhe për momente të ëmbla nga lidhja e saj me Hemsworth./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Zbulohen prezantuesit e MTV VMA 2023

Raundi i parë i prezantuesve u për MTV VMA-të e këtij viti u shpall ditën e djeshme, ku përfshihen Bebe Rexha, Charli D'Amelio, Coco Jones, Dixie D'Amelio, Emil...

14:59

Emmanuelle Béart: Jam abuzuar seksualisht

Aktorja e njohur franceze, Emmanuelle Béart ka bërë një rrëfim intim së fundmi ku ka ndarë për herë të parë me publikun është abuzuar seksualisht në një moshë s...

12:02

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI