Flash

Presidentja Osmani dhe shefi i NATO me këndvështrime të ndryshme për veriun

Lapsi.al 7 September 2023
Presidentja Osmani dhe shefi i NATO me këndvështrime të ndryshme

Nëse ata që sulmuan KFOR-in nuk ndëshkohen, ky precedent do të përsëritet. Kështu ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një konferencë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Nëse ka pa ndëshkueshmëri për sulmet e 29 majit ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve dhe gazetarëve ka rrezik që agresorët ta kuptojnë këtë si dobësi tonën të përbashkët dhe do të trimërohen për ti ripërsëritur ato. Ky ishte sulm ndaj NATO-s”.

Ajo ndër të tjera ka deklaruar se s’do të lejojnë që Veriu i Kosovës të bëhet “fushë betejë”.

“Që të jem e qartë, Veriu i Kosovës, ka qenë dhe do të vazhdoj të jetë pjesë e Republikës së Kosovës. Nuk do të lejojmë që Veriu i Kosovës të bëhet fushëbetejë për arritjen e ambicieve hegjemoniste të autokrateve rajonalë” tha Osmani.

Por nga ana tjetër me një gjuhë diplomatike Jens Stoltenberg, i përplasi në fytyrë presidentes vërejtjen e ndërkombëtarëve se qeveria Kurti ndërhyri në veri pa u konsultuar me amerikanët dhe Evropianët. Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, vendosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, duhet të ketë pajtimin e KFOR-it dhe presim konsultime në kohë dhe kuptimplotë për secilin aksion të FSK-së dhe Policisë që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë.” – u shpreh ai.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI