Flash

Sophie Turner flet publikisht për divorcin ndaj Joe Jonas

Lapsi.al 7 September 2023
Sophie Turner flet publikisht për divorcin ndaj Joe Jonas
Aktorja britanike Sophie Turner dhe këngëtari amerikan Joe Jonas janë duke u divorcuar. Ato kanë postuar të njëjtin njoftim në profilet e tyre personale në Instagram, duke iu drejtuar fansave dhe publikut. “Pas katër vitesh të mrekullueshme martesë, ne vendosëm së bashku, miqësisht, të ndaheshim. Ka thashetheme të ndryshme për arsyet [për ndarjen], por në të vërtetë ky është një vendim i ndërsjellë dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirat tona për privatësi, për ne dhe fëmijët tanë”, thuhet në deklaratën e shkurtër. Sipas informacioneve që u bënë të ditura, ish-çifti prej disa kohësh jetonte në shtëpi të ndara, ndërsa Joe Jonas bëri kërkesën për divorc, duke u shprehur se lidhja e tyre është prishur aq shumë sa martesa nuk mund të vazhdojë. Së bashku ata kanë dy vajza, për të cilat Jonas kërkon kujdestarinë e vetme. Çifti u njoh për herë të parë përmes mesazheve në Instagram në vitin 2016. Një vit më vonë, erdhi propozimi për martesë. Çifti u martuan në një ceremoni surprizë në Las Vegas. Në vitin 2020 ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë që e quajtën Willa. Fëmija i tyre i dytë erdhi dy vjet më vonë, në korrik 2022.

Të këshilluara

Veprimi i Sam Asghari ndaj Britney Spears

Sam Asghari ka hequr nga miqtë në Instagram Britney Spears dy javë pas paraqitjes së kërkesës për divorc. Pastrimi i rrjeteve sociale të modelit vjen pasi ai...

15:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI