Flash

VIDEO/ Raketa ruse bie mbi një treg, vret 17 ukrainas

Lapsi.al 7 September 2023
VIDEO/ Raketa ruse bie mbi një treg, vret 17 ukrainas

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e ka konsideruar një sulm "të qëllimshëm" atë që ndodhi në Kostyantynivka një "qytetin paqësor" të Ukrainës. Të paktën 17 persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë nga shpërthimi, i cili ndodhi në një rrugë në një treg në mes të ditës - një gjë e rrallë.

Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, është afër vijës së frontit. Videot në mediat sociale tregojnë një shpërthim në skajin më të largët të një rruge ku njerëzit ishin duke bërë pazar. Rusia ende nuk ka komentuar mbi sulmin.

Volodymyr Zelensky, i cili ka fajësuar Moskën, tha se të vrarët ishin "njerëz që nuk bënë asgjë të keqe" dhe paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet. Të paktën 33 persona mendohet të jenë plagosur. Një treg, farmaci dhe dyqane raportohet se janë goditur të gjitha, duke shkaktuar një zjarr tashmë të vënë nën kontroll.

Pamjet dhe imazhet që qarkullonin në internet tregonin momentin e shpërthimit dhe pasojat e tij. Ky ishte një nga sulmet më të këqija ndaj civilëve ukrainas që nga pranvera. Ai ndodhi në një rrugë të frekuentuar rreth orës 14:00 me orën lokale ndërsa njerëzit u dyndën në tezgat e tregut dhe kafene.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko tha disa orë më vonë se operacioni i kërkim-shpëtimit kishte përfunduar. Një hetim ka nisur nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, zyra e të cilit tha se ishte në ndjekje të "procedurave penale për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr në Vlorë, plagoset turisti

Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se nga sherri ka mbetur i lënduar një turist, i cili është dërguar me urgjencë në spita...

20:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI