Flash

Video/ Richards tregon shakanë me zarar që i bëri Balotelli: "Më bëri t'i them trajnerit 'kokë k*ri'"

Lapsi.al 7 September 2023
Video/ Richards tregon shakanë me zarar që i bëri Balotelli:
Përshtypja e parë është gjithnjë ajo që ka rëndësi. E di mirë Micah Richards, që sapo mbërriti te Fiorentina e filloi menjëherë me këmbën e gabuar. Faji ishte i Mario Balotelli, autori i një shakaje që rrezikoi të dëmtonte menjëherë marrëdhënien e ish-mbrojtësit të City me trajnerin Vincenzo Montella. Episodin anglezi vendosi ta zbulonte për herë të parë, pas nëntë vjetësh. "Në vitin 2014 shkova te Fiorentina në ditën e fundit të merkatos - tha ish-mbrojtësi në një program anglez -. Por unë nuk flisja italisht, kështu që e pyeta Balotellin se si duhet të prezantohesha. E kështu, herën e parë që takova teknikun Montella i shtrëngova dorën dhe i thashë: 'Kokë k*ri'”. Sigurisht, që nuk është mënyra më e mirë për ta filluar. Lexo më tej:Balotelli me doreza boksi e Pikachu: SuperMario tallet, për grushtin që rrëzoi drejtori sportiv “Duke mos ditur gjuhën, si idiot që jam, fola me Balotellin dhe i kërkova këshilla se çfarë duhet t’i thosha dikujt për ta falënderuar... – vazhdoi Micah Richards –. Është hera e parë që e them këtë sepse unë gjithmonë kam menduar se njerëzit nuk do të më besonin. Mario më mashtroi... - përfundoi Richards -. Fatmirësisht Montella e kuptoi dhe filloi të qeshte menjëherë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI