Flash

Përmbytjet "gjunjëzojnë" Greqinë, Mitsotakis shkon në zonat e katastrofës

Lapsi.al 8 September 2023
Përmbytjet "gjunjëzojnë" Greqinë, Mitsotakis shkon

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në rajonin e shkatërruar të Karditsa është zotuar se Qeveria e tij do të bëjë “gjithçka që mund të bëjë njeriu” për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga përmbytjet.

Një stuhi e fuqishme e ka goditur qendrën e Greqisë këtë javë, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm.

Greqia është përballur me këtë situatë teksa ka qenë duke tentuar të rimëkëmbet nga sezoni i zjarreve të verës.

Meteorologët kanë thënë se sasia e reshjeve këto ditë ka qenë e pashembullt – mbi 700 litra për metër katrorë në më pak se 24 orë.

Shkalla e shkatërrimit besohet se ende nuk është duke u parë saktë.

“E kuptoj zemërimin”, ka thënë Mitsokatis, duke iu referuar kritikave që Qeveria ka dështuar që t’i parashikojë vërshimet dhe të përgjigjet më shpejt.

Ai ka thënë se prioritet është shpëtimi i të gjithë atyre që janë në rrezik, sidomos atyre që jetojnë në fshatra, të cilat janë përmbytur nga uji që disa ditë.

Pronarët e shtëpive dhe bizneseve të shkatërruara duhet të marrin ndihmë sa më shpejt që është e mundshme, ka thënë mes tjerash kryeministri grek.

“Ne do t’i gjejmë paratë, qofshin të shtetit apo fonde evropiane”.

Të enjten, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley ka bërë thirrje për ofrim të ndihmës për vendet e prekura nga stuhia e fundit./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI