Flash

Rrahu me sende të forta disa persona, pezullohet polici në Tiranë

Lapsi.al 9 September 2023
Rrahu me sende të forta disa persona, pezullohet polici në Tiranë

Një efektiv i Policisë Tiranë është pezulluar nga detyra dhe po ndiqet penalisht pasi u përfshi në një konflikt fizik orët e para të mëngjesit të sotëm, duke goditur me sende të forta disa persona.

Policia bën me dije se rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, gjatë qëndrimit të tij në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut Tiranë, pas përfshirjes në një konflikt fizik, për motive të dobëta, mes disa shtetasve që ishin nën ndikimin e pijeve alkolike, ai ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar lëndime disa personave.

Pas marrjes së ndihmës së parë dhe mjekimit në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, pajisjes me vendimet përkatëse të ekspertimit mjeko-ligjor dhe marrjes së ndihmës së parë mjekësore, shtetasit janë larguar në banesat e tyre, ndërsa provat në vendngjarje i janë nënshtruar ekspertimit teknik vlerësues.

Vijojnë hetimet për individualizimin e përgjegjësisë penale të gjithsecilit prej personave të përfshirë në këtë konflikt, apo identifikimin e personave të tjerë.

Të këshilluara

Presidenti dekreton ndryshimet në qeveri

S'kishte se si të ndodhte ndryshe. Kreu i shtetit që deri më tani nuk i ka kthyer qoftë edhe një ligj qeverisë, as nuk do të guxonte të mos dekretonte ndryshime...

10:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI