Flash

Video/ Ukraina ndal ecurinë e frikshme të Anglisë: Belgjika nuk gabon në Azerbaixhan

Lapsi.al 9 September 2023
Video/ Ukraina ndal ecurinë e frikshme të Anglisë: Belgjika nuk

Në eliminatoret e Euro 2024, përfundoi në barazim ndeshja tjetër në grupin C, atë të Italisë. Në Wroclaw mbyllet 1-1 mes Ukrainës dhe Anglisë. Skuadra e Southgate duhet të ndiqte menjëherë rezultatin. Në minutën e 26 Zinchenko kaloi në epërsi lojtarët e Rebrov. Më pas Walker rivendosi ekuilibrin në minutën e 41’ dhe në pjesën e dytë traversa e Saka nuk mjaftoi. Belgjika fiton 1-0 në Azerbajxhan falë Carrasco, ndërsa Suedia mposhti Estoninë 5-0. Mbyllet 0-0 mes Andorrës dhe Bjellorusisë me mrekulli të shumta nga portieri vendas Alvarez.

GRUPI C

Barazimi 1-1 mes Ukrainës dhe Anglisë në grupin C, mund të lumturojë vetëm pjesërisht skuadrën e debutuesit Luciano Spalletti. Në Wroclaw, të besuarit e Southgate sulmuan, por u përplasën disa herë në murin ukrainas. Lojtarët e Rebrov në minutën e 26’ kaluan befasisht në avantazh. Tsyganvkov shërbeu në zonë për Konoplyanka, që gjeti në qendër Zinchenko. Mbrojtësi e pati të lehtë për të shënuar. Megjithatë, Tre Luanët barazuan në minutën e 41’ pas një tjetër rrethimi të zonës kundërshtare. Një top i shkëlqyer pas mbrojtjes i Kane për Walker, që kontrolloi dhe mposhti Bushchan. Insistimi anglez vazhdoi në pjesën e dytë dhe dukej se do të çonte në përmbysje, por goditja e Saka me të majtën u përplas në traversë. Të kotë aktivizimet e Rashford dhe Foden, në fushë në minutën e 66’. Falë këtij 1-1, Ukraina do të mbërrijë në San Siro përpara Italisë në renditje. Me pak fjalë, ndeshja e parë e Luciano Spalletti në shtëpi si trajner i të kaltërve tashmë po bëhet shumë e rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI