Flash

Përplaset me makinë, Pano Qirko përfundon në spital: Partizani humbet portierin para Vllaznisë

Lapsi.al 10 September 2023
Përplaset me makinë, Pano Qirko përfundon në spital:

Një e papritur e pakëndshme, por që fatmirësisht ka përfunduar duke evituar më të keqen për portierin Pano Qirko. Titullari i Partizanit është përfshirë në një aksident me makinë, duke përfunduar në spital. E pamundur prezenca e tij në ndeshjen delikate kundër Vllaznisë, me rifillimin e kampionatit pas pauzës për kombëtaren.

Pano Qirko ka pësuar një dëmtim të brinjëve, por gjendja e tij është stabël. Sidoqoftë, mjekët janë duke monitoruar situatën me portierin që është nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të të kuqve. Ende nuk është rindërtuar situata që solli përplasjen, por policia është duke u marrë me këtë cështje.

Portieri Qirko do të humbasë e sigurtë ndeshjen me kuqeblutë, për javën e tretë të Superiores, por frika është për një kohë rikuperimi më të gjatë. Pavarësisht këtij probleme, Zekic nuk duket se do ta ndjejë shumë mungesën e portierit të tij, duke patur një si Alban Hoxha në pankinë.

Lexo më tej: Qirko mbërrin nga Teuta për Champions League: Partizani zhduk të gjithë blerjet e Marinit

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Pano Qirko humbet sfidën ndaj Vllaznisë. Titullari i kuq si pasojë e një aksidenti automobilistik ka pësuar dëmtim të brinjëve dhe aktualisht po trajtohet në ambjentet e "Spitalit Amerikan 3". Gjendja shëndetësore e Qirkos aktualisht paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit.

#RikthimTëShpejtëPanoQirko?

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI