Flash

Po transportonte 29 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Pogradec

Lapsi.al 10 September 2023
Po transportonte 29 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 20”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. Q., 30 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Shtetasi F. Q., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip furgon u gjetën 29 emigrantë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 30-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Klos, humb jetën këmbësori

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Suç të Klosit, ku shtetasi B.B., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij...

16:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI