Flash

Turpërimi me Japoninë trondit Gjermaninë, shkarkohet Flick: në pankinë kundër Francës ulet Völler

Lapsi.al 10 September 2023
Turpërimi me Japoninë trondit Gjermaninë, shkarkohet Flick:

Hansi Flick nuk është më trajner i Gjermanisë. Tekniku gjerman u shkarkua si pasojë e rezultateve të tmerrshme, që kulmuan me humbjen 1-4 në shtëpi ndaj Japonisë. Pokeri i aziatikëve ishte pika klasike që derdhi gotën. Kombëtarja e tij në Kupën e Botës Katar 2022 u eliminua në raundin e parë, edhe atëherë i mundur nga japonezët. Favoriti për zëvendësuesin është Julian Nagelsmann, i shkarkuar së fundmi nga Bayern Munich për arsye që nuk janë sqaruar kurrë. Sidoqoftë deri në momentin që Federata gjermane do të vendosë për kursin e ri të drejtimit tekniku, Rudi Völler do të udhëheqë Panzerat.

Disfata 4-1 që Japonia u shkaktoi gjermanëve në Wolfsburg është nga ato që do të mbahet mend gjatë. Ishte vetëm një miqësore, por që ktheu në vëmendje fantazmat e Botërorit të Katarit. Aziatikët kaluan në avantazh me Junya Ito në minutën e 11'. Kur Sane' barazoi në minutën e 19', u duk se po niste përmbysja e pritshme. Por të besuarit e Flick rezistuan vetëm 3 minuta. Në të 22' Ueda ktheu në avantazh kombëtaren japoneze. Në fund, me Gjermaninë e çekuilibruar përpara në kërkim të barazimit erdhën dy golat e tjerë. Japonia fiksoi pokerin me Asano në minutën e 90' dhe Tanaka në minutën e 92'.

Kaq mjaftoi që bordi drejtues i DFB të mblidhej dhe të dekretonte me efekt të menjëhershëm shkarkimin e Flick. Në ndeshjen kundër Francës, duke u gjendur pa trajner, është vendosur t'i besohet Rudi Völler. Ish-sulmuesi i kombëtares duhet të organizojë një ekip që u pa i shthurur e jo për herë të parë. Në pritje të Nagelsmann, favoriti në sektorët e lartë të Federatës, Völler do të përpiqet ta kthejë Gjermaninë të duket si një skuadër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI