Flash

Video/ Fanella për tifozin me aftësi ndryshe e zemrën për Kosovën: Shaqiri, "zvicerani" me këpucët me dy flamuj

Lapsi.al 10 September 2023
Video/ Fanella për tifozin me aftësi ndryshe e zemrën për

Xherdan Shaqiri luajti mbrëmjen e djeshme në Prishtinë një nga ndeshjet e tij më emocionale. E kishte ëndërruar prej kohësh të zbriste përpara publikut të tij të vërtetë, atë që e ka patur gjithnjë në zemër. E Shaqiri nuk ka hezituar kurrë ta dëshmojë, se para së gjithash vjen "Shqiponja", simbol që me duar e bëri kur i shënoi Serbisë në Europian. Këtë herë Shaqiri, bashkë me të edhe Xhaka e Jashari, kanë qenë "zviceranët" e vetëm që janë gëzuar kur Muriqi barazoi 2-2 në shtesë.

Në fund të ndeshjes, i brohoritur nga publiku në Fadil Vokrri, Shaqiri vrapo t'i dhuronte fanellën e tij një tifozi me aftësi ndryshe. Një tjetër gjest i bukur i një kampioni që nuk i harroi kurrë rrënjët.

[video width="480" height="672" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/WhatsApp-Video-2023-09-10-at-10.38.17-AM-1.mp4"][/video]

Pikërisht kështu, Shaqiri i kishte zgjedhur me kujdes pasqyrimin e ndjesive të tij, duke vendosur dy flamuj në pjesën e pasme të këpucëve të tij të sportit. Në njërën ai i Zvicrës e në tjetrën ai i Kosovës, aq shumë të dashur. Edhe përpara takimit, përmes një postimi në historitë e tij në rrjetet sociale, Xherdani kishte dalë hapur duke treguar se mezi priste të luante në Prishtinë. "Ka qenë gjithnjë një ëndërr të luajë një herë në Kosovën ku kam lindur. Do të shijoj cdo sekondë", shkruajti fantazisti, duke e shoqëruar me ikonën e një zemre.

Lexo më tej: Video/ Muriqi një përbindësh: dy gola korigjojnë autogolin dhe kapin Zvicrën e shqiptarëve

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI