Flash

Video/ Kiwior shënon në zonë, VAR i "mbyt" festën: anulohet goli i Polonisë, stadiumi në ekstazë

Lapsi.al 10 September 2023
Video/ Kiwior shënon në zonë, VAR i "mbyt" festën:

Në një ndeshje shahu, Shqipëria rrezikoi ta shihte veten në disavantazh në minutën e 20 të ndeshjes. Në Arena Kombëtare Kiwior përfitoi brenda zonës, duke shfrytëzuar një përplasje topi, për të mposhtur Strakoshën. VAR anulon gjithcka.

Kiwior e pa topin t'i dilte përpara në zhvillimet e një goditje dënimi. Ismajli nuk largoi si duhet dhe mbrojtësi i Arsenal shënoi golin e avantazhit. Heshti stadiumi, por VAR thërriti arbitrin Sanchez, për ti evidentuar një pozicion të parregullt pikërisht të mbrojtësit të Gunners në nisje të aksionit.

Shpërthen stadiumi Arena Kombëtare në momentin kur nga salla VAR ka mbërritur zyrtarizimi për anulimin e golit. Fernando Santos i ka kërkuar arbitrit të shihte vetë rastin, por Sanchez i ka bërë shenjë të qendrojë në pankinë sepse goli duhej anuluar.

[video width="832" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/Kiwior.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI