Flash

Brighton, një Porsche dhuratë për Mitoma: por ka një hile

Lapsi.al 11 September 2023
Brighton, një Porsche dhuratë për Mitoma: por ka një hile
Orët e fundit, dhurata që Brighton i bëri Kaoru Mitoma ka shkaktuar habi. I votuar nga tifozët si lojtari më i mirë i muajit i ekipit të trajnerit Roberto De Zerbi, klubi e shpërbleu atë me një Porsche Taycan. Jo një dhuratë dosido, por një makinë me vlerë të madhe: 100.000 euro. Shumë komente nën postimin zyrtar të Brighton: “Nëse lojtarit të muajit i japin një Porsche, kush e di cfarë i japin lojtarit të vitit...”, “Brighton ka më shumë para se Chelsea”. Lexo më tej: Video/ Brighton prezanton portierin e ri në stilin "Simpsons": video është gjeniale Realiteti, megjithatë, është pak më ndryshe. Në fakt, Mitoma do të jetë në gjendje të ngasë dhuratën e tij Porsche, "vetëm" për një muaj. Prodhuesi gjerman i makinave është ndër sponsorët e klubit, që shpërblen një lojtar çdo muaj. Por ata e lejojnë të ngasë makinën Taycan deri në muajin pasardhës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI