Flash

"I lumtur që lumturova shqiptarët": Sylvinho mesazh të gjithëve pas fitores me Poloninë

Lapsi.al 11 September 2023
"I lumtur që lumturova shqiptarët": Sylvinho mesazh të
Koha për tu qetësuar e për të ulur disi adrenalinën e pastaj një mesazh për të gjithë. Sylvinho ndihet mirë në Shqipëri dhe e kupton se edhe njerëzit e duan dhe e vlerësojnë. Braziliani e nisi me humbje në debutim, pikërisht kundër Polonisë që shembi në Arenën Kombëtare një ditë më parë. Nga aty në fakt, kuqezinjtë e tij nuk kanë gabuar asgjë dhe kanë vënë përfund Moldavinë e Ishujt Faroe. E në javën e nxehtë të shtatorit mori 4 pikët për të cilat do të kishte vënë firmën që në fillim. Barazim në Pragë me Çekinë kryesuese dhe pastaj parakalimi, me 2-0 ndaj polakëve. Tekniku brazilian ka dashur t'i tregojë tifozëve të tij të rinj por të zjarrtë, vlerësimin për mbështetjen e madhe, jo vetëm në këtë ndeshje. Sylvinho e ka bërë këtë përmes një postimi në Instagram në portugalisht e në shqip. Lexo më tej: "Një fitore për gjithë Shqipërinë": Sylvinho ekzaltohet, ka edhe tre finale por pret Brojën

MESAZHI I TEKNIKUT SYLVINHO

Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final. Forca Shqipëri ??

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI