Flash

Juventus në shitje, Exor reagon ashpër: "Hipotezë jashtë çdo baze"

Lapsi.al 11 September 2023
Juventus në shitje, Exor reagon ashpër: "Hipotezë

“Hipotezat e transmetuara nga një gazetë për shitjen e Juventus janë të pabaza”. Kjo është deklarata e bërë nga një zëdhënës i Exor, kompania Holding e familjes Agnelli që kontrollon klubin bardhezi. Në mënyrë të menjëhershme, vjen një mohim zyrtar në lidhje me lajmin e bujshëm të Il Giornale.

E përditshmja italiane fliste për shitjen e mundshme të Juventus për një shumë prej 1.5 miliardë euro. Ndërkohë në bursë, pas një hapjeje në rritje të theksuar në 0.33 krahasuar me 0.315 në mbylljen e së premtes me volume të mira (10 milionë në një orë tregtim), aksionet janë rikthyer në vlerat e zakonshme.

Lexo më tej: Juventus nuk rrezikon më në Champions, Ceferin: "Nuk mund të dënosh dikë pas 10 vjetësh se gaboi tani"

Kështu, Exor i mbyll që në lindje thashethemet për një shitje të mundshme të klubit të Juventus. Një lajm që në fakt po qarkullon prej disa kohësh. Më saktë që kur Andrea Agnelli dha dorëheqjen si president pas ngjarjeve të hetimit të fitimeve kapitale. Humbjet prej 240 milionë euro me të ardhura më pak se 600 milionë, për më tepër me një sezon larg kupave të Europës, i kishin shtyrë tashmë drejtuesit bardhezinj të ulin kostot me shitje të shumta, pak blerje dhe përpjekje për të rinegociuar disa kontrata të forta si ato të Pogba dhe Vlahovic.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI