Flash

Kokainë nga Amerika e Jugut, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar

Lapsi.al 11 September 2023
Kokainë nga Amerika e Jugut, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar

Një mega-operacion antidrogë i Antimafias dhe Antiterrorizmit italian, në bashkëpunim me autoritetet e 'Guardia di Finanza' ka çuar në ekzekutimin e 17 urdhër-arresteve, 13 nga të cilët janë italianë dhe 4 shqiptarë.

Gazetarja Alba Kepi siguroi dhe identitetet e personave të prangosur me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve, mësohet se shqiptarët e përfshirë në këtë rrjet kriminal janë: Nik Dauti- 44 vjeç; Nerdojan Hoxha- 30 vjeç; dhe dy vëllezërit Saimir dhe Engli Shllegaj, të moshave 37 vjeç dhe 33 vjeç.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Itali, në bashkëpunim me ndërmjetësin Mario Palamara të mafias kalabreze 'Ndrangheta', dhe ngritjen e një strukture kriminale të mirëorganizuar të transportit të kokainës në shtetin fqinj.

Lexo më tej: Pesë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI