Flash

Mbi 2800 të vdekur/ Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Marok

Lapsi.al 11 September 2023
Mbi 2800 të vdekur/ Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në

Numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës në Marok vazhdon të rritet ndërsa ekipet e kërkim – shpëtimit po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura. Ministria e Brendshme e Marokut njoftoi mbrëmjen e së hënës se viktimat deri më tani janë 2862 ndërsa 2562 persona kanë mbetur të lënduar.

Shumë prej të plagosurve janë shtruar në spital në gjendje kritike. Numri i mëparshëm zyrtar ishte 2681 të vdekur dhe 2501 të plagosur. Tërmeti që tronditi Marokun të premten mbrëma është më vdekjeprurësi në vend që nga viti 1960 kur u vranë të paktën 12 mijë njerëz dhe më i forti që nga viti 1900.

Të mbijetuarit kërkojnë dëshpërimisht strehim dhe furnizime. Ata e kanë përshkruar reagimin e qeverisë si të ngadaltë megjithëse duket se gjërat këtë të hënë kanë lëvizur më me shpejtësi. Ushtria tha se po forconte ekipet e shpëtimit ndërsa po dërgonte ujë të pijshëm dhe po shpërndante ushqim, tenda dhe batanije në zonat e prekura. Që nga e premtja, as Mbreti Mohammed dhe as kryeministri Aziz Ahanous nuk i janë drejtuar me asnjë fjalim kombit.

Maroku pranoi ofertën e ndihmës nga Spanja dhe Britania si dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari. Ata dërguan ekipe shpëtimi me qen të trajnuar posaçërisht për të tilla fatkeqësi. Bashkimi Evropian ka njoftuar se po lëvron 1 milion euro në fazën e parë për t'u shpërndarë për agjencitë e ndihmës joqeveritare në Marok. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI