Flash

PAJME TE RENDA/ Si ndodhi masakra me 6 të vrarë në Greqi

Lapsi.al 11 September 2023
PAJME TE RENDA/ Si ndodhi masakra me 6 të vrarë në Greqi

“Isha në shtëpi dhe papritmas dëgjova të shtëna. Mbi 100 - 150 të shtëna. Në fillim mendova se po bëje një dasmë ndaj dola të shoh”. Kështu e ka përshkruar njëri prej dëshmitarëve masakrën që ndodhi pasditen e kësaj të hëne në Loutsa në lindje të Athinës në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 6 shqiptarë janë ekzekutuar në një zonë rurale pranë një kryqëzimi rrugësh. Identitetet e viktimave nuk bëhen ende të ditura dhe rrethanat janë ende të paqarta.

“Dola jashtë. Shkova për të parë saktësisht se çfarë po ndodhte dhe ajo që pashë ishte vërtet e tmerrshme. 5 persona ishin të vdekur brenda në një makinë ndërsa një tjetër i shtrirë jashtë saj. Kam thirrur menjëherë policinë dhe atë erdhën. Kjo është ajo që pashë dhe kjo është ajo që dëgjova. Ngjarja ndodhi diku rreth orës 6 pasdite apo 6 pa një çerek” – thotë dëshmitari për gazetën greke Kathimerini. Policia gjeti 25 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Λούτσα: Έτσι έγινε το μακελειό με τους έξι νεκρούς – Πυροβολισμοί μεταξύ συμμοριών

Mediat greke shkruajnë se dyshohet se personi që është gjetur i vdekur jashtë makinës tip “Ford” me targa gjermane është edhe shoferi i saj. Mesa duket ai ka pasur debate me autorët që mendohet se kanë lëvizur me një motor dhe një automjet të zi, tip “Audi”. Për momentin hetuesit janë duke verifikuar 2 pista, nëse ajo ka qenë një pritë apo një takim që ka shkuar mes dy grupeve.

Viktimat janë qëlluar me pistoletë 9mm. Hetuesit besojnë se edhe viktimat i janë përgjigjur me zjarr plumbave, por pa mundur të shpëtojnë. Mediat greke shkruajnë se besohet që masakra të jetë një larje hesapesh mes grupeve kriminale. Kjo është një ngjarjet me numrin më të madh të viktimave në një ngjarje të këtij lloji në Greqi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje në Kosovë

Një person është vrarë mesditën e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, njoftoi Policia e Kosovës. Zëdhënësi ...

17:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI