Flash

Papagalli i Bashës bën thirrje kundër politikanëve me vila në Lalëz

Lapsi.al 11 September 2023
Papagalli i Bashës bën thirrje kundër politikanëve me vila

Një nga ushtarët e fundit që i ka mbetur Lulit në grupimin që tkurret përditë, u pa sot në studion e Open. Deputeti Arbi Agalliu debatoi sot me gazetarët Lubonja dhe Sulo. Në gjaknxehtësi e sipër ai tha se qëndronte në politikë për të luftuar politikanët me vila në Gjirin e Lalëzit duke pasur ndërmend Metën dhe Berishën që mediat pranë Edi Ramës i fshikullojnë vazhdimisht me shumë të drejtë për këto pasur të dyshimta.

Por në atë çast ndërhyri drejtuesja e emisionit Eni Vasili e cila i tha se duhet ta braktiste këtë retorikë boshe dhe të kujtohej se edhe vetë Basha që ai mbronte kishte vilë jo vetëm në lalëz, por edhe në Tiranë jetonte në resortin e një oligarku që politika e tij e ka sulmuar.

Në këtë moment, rishtari i Bashës, që përsëriste si papagal akuzat e të tjerëve pa i futur në filtrat e tij, kuptoi se kishte bërë një gafë dhe për disa çaste e humbi komplet. Nga ky moment ai nuk guxoi të përmendë më se militon në politikë kundër politikanëve me vila në Lalëz, pavarësisht se Berisha dhe Meta janë prapë aty.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI