Flash

Pas trajnimit, Marsida Frashëri rikthehet në detyrë

Lapsi.al 11 September 2023
Pas trajnimit, Marsida Frashëri rikthehet në detyrë

Prokurorja e Shkodrës, Marsida Frashëri u konfirmua në detyrë të hënën pas kryerjes së trajnimit të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Sipas trupës së KPK, Shkolla e Magjistraturës e kishte vlerësuar atë me notën “mirë”.

Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, me kushtin që të ndiqte programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë procesit të vetingut, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, pasi për 27 dosje nuk kishte kryer veprime hetimore sipas KPK-së. Frashëri këmbënguli se këto situata kishin ardhur prej ngarkesës së lartë dhe problemeve të sistemit.

Marsida Frashëri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Shkodër./BIRN

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI