Flash

Përmbytjet në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave

Lapsi.al 11 September 2023
Përmbytjet në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave

Përkeqësohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi. Numri i vdekjeve të konfirmuara si pasojë e motit të keq ka shkuar në 15, pasi trupat e 4 personave të konsideruar më parë si të zhdukur u gjetën ditën e djeshme, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, tre prej trupave u gjetën në fshatra pranë qytetit të Karditsa në Thesalinë perëndimore. Bëhet fjalë për një grua 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar, të cilët u gjetën në shtëpinë e tyre, si dhe një 58-vjeçar, trupi i të cilit u gjet mes dy fshatrave. Roja bregdetare tha të dielën se trupi i një 42-vjeçari u gjet duke lundruar në det pranë qytetit të Volos.

Ai u pa për herë të fundit në makinën e tij në pamundësi për ta kontrolluar atë në ujërat e furishëm. Shërbimi zjarrfikës i Greqisë bëri të ditur se që nga përmbytjet që goditën Greqinë qendrore të martën, ka evakuuar rreth 3,500 njerëz dhe se përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

Intensiteti i përmbytjeve ka rënë, megjithëse niveli i lumit Pineios po rritet. Roja bregdetare theksoi se shpëtoi 335 persona të bllokuar në gadishullin e Pelionit midis të enjtes dhe të shtunës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI