Flash

"Shqipëria na mësoi si fitohet". Zielinski i tërbuar me gazetarët: “Dramatike ta komentosh kështu”

Lapsi.al 11 September 2023
"Shqipëria na mësoi si fitohet". Zielinski i tërbuar me

Piotr Zielinski është shumë i zhgënjyer dhe i zemëruar. Kjo është gjendja shpirtërore e mesfushorit të Polonisë pas humbjes 2-0 të ndaj Shqipërisë. Futbollisti ka folur hapur për mediat polake, duke u konfrontuar me gazetarët.

"Është dramatike të komentosh një ndeshje si kjo, ka pak për të thënë - tha Zielinski -. Shqipëria tregoi se si fitohet një ndeshje dhe se si një ekip punon shumë në fushë. Faji për humbjen është vetëm i yni. Nëse do të kishim më shumë dëshirë për të luftuar dhe shënuar do të kishim bërë të paktën një gol. Në vend të kësaj e bënë ata dhe ishin të aftë të pozicionoheshin mirë në mbrojtje duke kufizuar hapësirat".

Lexo më tej: FOTO/ Cigarja e dëshpërimit të Santos e vetmia e Lewandowski: Polonia ikën e shkatërruar nga shqipëria

Zielinski pastaj kritikoi mënyrën e lojës së kombëtares polake, duke u kapur me disa performancën në fushë të futbollistëve: "Në vend të kësaj ne ishim të palëvizshëm. Nuk kishte shumë lëvizje, nuk kishte rotacion në pozicione dhe ishte e vështirë të krijoheshin aksione për gol. Shqipëria besoi në të, duke treguar motivim dhe dëshirë për të fituar”.

Polonia doli e mundur 2-0 nga Arena Kombëtare, duke kompromentuar shanset për të  shkuar në Gjermani 2024. Skuadra e Santos ka vetëm dy fitore e tre humbje në 5 ndeshje dhe është në vendin e katërt, pas Shqipërisë, Cekisë e Moldavisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI