Flash

EMRAT/ Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Lapsi.al 12 September 2023
EMRAT/ Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e

Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarëve nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit, si më poshtë:

– Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykata e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Shkallës së Parë.

Në vijim, bazuar në nenin 13 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë do të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI