Flash

Fatmir Xhafaj kundër rritjes së pagës së gjyqtarëve të Kushtetueses

Lapsi.al 12 September 2023
Fatmir Xhafaj kundër rritjes së pagës së gjyqtarëve

Është mbledhur sot Komisioni për Çështjet Ligjore, për të diskutuar për disa shtesa që lidhen me rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është shprehur kundër rritjes së pagës për gjyqtarët e Kushtetuese, për sa kohë rroga e tyre është me lartë sesa ajo e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK e GJKKO.

“Një gjyqtarë i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë.

Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion.

Keni futur një rreth pa shumë logjikë të shëndetshme gjykoj unë personalisht. Jam pro rritjes së pagës, por brenda një logjike, dhe jam kundër shtesë së për vështirës, 58% që e keni shtuar”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI