Flash

Kush i donte të vdekur 6 turqit? Shërbimi sekret grek ngulmon të përfshihet në hetime

Lapsi.al 12 September 2023
Kush i donte të vdekur 6 turqit? Shërbimi sekret grek ngulmon të

Vijon të jetë e rrethuar me mister masakra e pasdites së të hënës në Greqi, ku u ekzekutuan në mënyrë mafioze 6 persona, për të cilët fillimisht pati raportime kontradiktore sikur ishin shqiptarë e më pas bullgarë. Por mbrëmë në mesnatë rezultoi se viktimat ishin shtetas turq, me kombësi kurde. E megjithatë kur po bëhen 24 orë nga ngjarja, ende ka shumë pak përparime për zbardhjen e saj dhe arrestimin e autorëve.

Çfarë ka të re deri më tani

Zyrtarë grekë kanë treguar sot në mediat vendase se në lojë prej mesnatës së kaluar është futur edhe Shërbimi Informativ Kombëtar. Për gjithçka rreth ngjarjes shërbimi sekret grek kërkon të mësojë të dhëna nga policia e prokuroria, nisur nga dyshimet se mos shtetasit turq me kombësi kurde të ekzekutuar të gjithë njeherësh e në të njëjtin vend, mund të jenë eleminuar për llogari të shërbimit sekret të një shteti tjetër, pa specifikuar se për kë bëhët fjalë. E përfshirë në hetime është edhe Njësia e Antiterrorit.

Arrestimi në aeroport

Mesditën e sotme është raportuar se një shtetas turk është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Elefteros Venizellos”. Atij i janë gjetur me vete disa fishekë dhe dy leternjoftime plastike. Grupi hetimor e ka marrë në pyetje, për të mësuar mos ndoshta ky person ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Ende asnjë e dhënë tjetër rreth këtij arrestimi nuk është mësuar.

Pistat e hetimit

Mediat helene deri më tani raportojnë për dy pista hetimi. E para janë pazaret e drogës mes grupeve rivale. E dyta, janë larje hesapesh të vjetra mes njerëzve që i përkasin krimit të organizuar. Me hyrjen në skenë edhe të Shërbimit Informativ Kombëtar e Antiterrorit, nuk përjashtohet pista e eleminimit të kurdëve nga shërbimi sekret i një vendi tjetër për motive politike.

Autoritetet greke kanë nisur një komunikim me Interpol dhe autoritetet franceze, për të verifikuar nëse këta persona kanë pasur probleme me ligjin në të kaluarën në shtete të tjera.

Nga çfarë raportojnë mediat greke, deri më tani nuk rezulton që letrat franceze të identitetit të viktimave të jenë të falsifikuara dhe as që këta shtetas të kenë shkelur ligjin më parë në Greqi. Megjithatë kjo mbetet për t’u sqaruar zyrtarisht nga autoritett greke, të cilat deri më tani kanë qenë shumë hermetike për ngjarjen.

Çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Përveç trupit të viktimave, u gjetën rreth 60 gëzhonja të shkrepura nga 3 ose 4 armë të ndryshme thonë mediat greke duke cituar burime pranë grupit hetimor. Një zyrtar policor gjatë një intervite për televizionin Skai, konfirmoi se qeni antidrogë nuk nuhati asnjë shenjë narkotike në automjetin e viktimave. Në automjet krahas telefonave celularë të tyre, që po ekspertohen nga policia shkencore, u gjetën edhe valixhe me rroba. Targat gjermane të automjetit të viktimave rezultojnë që nuk i përkasin asaj makine. Po verifikohen nësa janë të vjedhura po të falsifikuara. Policia po eksperton një seri pamjesh filmike për të mësuar nga u largua një automjet dhe një motoçikletë me të cilën lëvizën ekzekutorët. Kontrolle të rrepta po kryhen në porte dhe aeroportet e vendit për të parandaluar një largim të mundshëm jashtë Greqisë.

Çfarë thonë mediat turke

Ngjarja e rëndë ka bërë jehonë edhe në mediat turke. Së fundi ato raportojnë se në masakrën e Artemidës në Luca, janë ekzekutuar bashkëpunëtorë të mafiozit të njohur turk, Baris Boyun. Ato zbardhin edhe disa nga identitetet e viktimave. Ndërkohë për mafiozin Baris Boyun shkruajnë se është arratisur e jeton në Itali. E megjithatë deri më tani prapë kjo masakër vijon të rrethohet me plot mister. Pritet që në përfundim të hetimeve paraprake, policia greke dhe prokuroria të japin një panoramë më të plotë të këtij krimi monstruoz në një zonë të banuar dhe në një orar të pasdites kur lëvizja nëpër rrugë eshtë e lartë. Më herët gjatë ditës Ministria e Brendshme në Shqipëri konfirmoi se deri më tani autoritetet greke kishin konfirmuar zyrtarisht që viktimat nuk ishin shtetas shqiptarë. /Përgatiti ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI