Flash

Sulmuesi shënon dhe feston me gjest të shëmtuar: La Liga denoncon Mollejo

Lapsi.al 12 September 2023
Sulmuesi shënon dhe feston me gjest të shëmtuar: La Liga denoncon
Ajo që ndodhi në Segunda División të futbollit spanjoll është sensacionale. Pasditen e së hënës së kaluar, sulmuesi i Real Saragoza, Victor Mollejo mori skenën duke shënuar golin që vulosi fitoren e skuadrës së tij. Deri këtu gjithçka mirë, pastaj erdhi gjesti. Kur arriti duke vrapuar te flamuri, ai festoi duke i prekur vazhdimisht organet gjenitale. Një festë vulgare që nuk kaloi pa u ndëshkuar nga autoritetet. E kjo pavarësisht ndjesës në kohë të lojtarit: "U kërkoj falje të gjithë atyre që u ndjenë të ofenduar. E dua të them se më vjen keq. Gjesti im nuk respekton edukimin që më është dhënë dhe tani, në të ftohtë, nuk e kam idenë pse e bëra”. La Liga ka hapur një dosje për ta paralajmëruar. Me shumë gjasa, Mollejo do të duhet të kryejë një skualifikim jo të vogël.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI