Flash

VIDEO/ Ngacmoi LIVE gazetaren spanjolle, arrestohet autori

Lapsi.al 12 September 2023
VIDEO/ Ngacmoi LIVE gazetaren spanjolle, arrestohet autori

Një person është arrestuar në Madrid pasi ngacmoi seksualisht gazetaren Isa Balado të televizionit spanjoll Cuatro teksa ajo raportonte drejtpërdrejt detajet e një grabitjeje.

Burri iu afrua nga pas dhe e preku në të pasme gazetaren pa thënë asnjë fjalë. Kur gazetarja, u përpoq ta largojë dhe tentoi të vazhdonte raportimin e saj, spikeri nga studioja e ndërpreu për ta pyetur se çfarë kishte ndodhur: “Më fal që të ndërpres Isa, por ai të preku nga pas?”.

Vajza dukshëm në siklet u përgjigj “po” duke bërë që kolegu i saj në studio të reagojë ashpër: "Nuk e kuptoj, a mund ta nxjerrësh këtë idiot në ekran, të lutem?"

Në raportimin e mëpasshëm të drejtpërdrejtë, gazetarja tha se personi në fjalë vazhdonte të ngacmonte të gjitha vajzat dhe gratë në rrugë. Spikeri në studio shpjegoi se kishte lajmëruar policinë.

Menjëherë më pas, Policia Kombëtare njoftoi se kishte ndaluar individin në fjalë duke nxjerrë edhe pamjet e arrestimit të tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Bulqizë, plagoset shoferi

Një shofer është plagosur sot në Bulqizë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Shtetas...

16:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI