Flash

Qesharake/ Xhaçka: Jam krenare për mbështetjen e Kosovës!

Lapsi.al 12 September 2023
Qesharake/ Xhaçka: Jam krenare për mbështetjen e Kosovës!

Gjatë ceremonisë së largimit nga Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një takim kortezie me pasardhësin e saj në detyrë, Igli Hasanin. Siç ndodh rëndom në këto raste, mes tyre janë shkëmbyer disa fjalë kortezie për kalimin e detyrës, ndërsa Xhaçkën e kanë përcjellë jashtë zyrës së saj.

Por në mesazhin që ka shpërndarë për mediat, ministrja e larguar nga detyra thotë se ndjehet edhe "veçanërisht krenare për angazhimin e palodhur në mbështetje të Kosovës".

Pohimi ngjan më shumë me një rrëshqitje pa dashje, pasi dihet se marrëdhëniet me Kosovën kanë qenë kompetencë ekskluzive e kryeministrit Edi Rama. Ministrja e Jashtme Olta xhaçka as ka pasur ndonjë shans të ndikojë në këto marrëdhënie, as nuk ka dhënë ndonjë shenjë që mendon ndryshe nga Rama.

Prej vitesh tashmë, Tirana është në një përpjekje të pandalshme për të ndërtuar një aleancë solide me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke shpërfillur interesat e Kosovës.

Madje pak muaj më parë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kapën fundin kur Rama anuloi mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. Sigurisht që  me angazhimin e saj "të palodhur në mbështetje të Kosovës", Olta Xhaçka nuk guxoi të pipëtijë ndonjë fjalë.

Të këshilluara

Aksident në Bulqizë, plagoset shoferi

Një shofer është plagosur sot në Bulqizë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Shtetas...

16:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI