Flash

Gjysmë të vërtetat me aeroportet e premtuara nga Edi Rama në kohë fushate

Lapsi.al 13 September 2023
Gjysmë të vërtetat me aeroportet e premtuara nga Edi Rama në

Në vitin 2021, para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama bëri premtime për aeroporte ndërkombëtare si të Kukësit apo Sararandës, por edhe për aeroporte lokalë si i Korçës apo Gjirokastrës. Kur kanë kaluar mbi dy vite, situata nuk është siç e përshkruante kryeministri.

Le t'i kapim me radhë premtimet e Ramës dhe qeverisë, për t'i ballafaquar me realitetin e tanishëm.

Aeroporti i Kukësit e bëri fluturimin e parë më datë 18 prill 2021, vetëm 7 ditë para zgjedhjeve. Edhe pse pa certifikim ndërkombëtar, Rama zbriti aty me avion dhe premtonte se do sillte kuksianët nga Londra në këtë aeroport. Por situata në këtë aeroport sot është krejt ndryshe. Fillimisht ai funksionoi si aeroport sezonal, ndryshe nga ç’ishte parashikuar. Tashmë, edhe operatori më i madh i fluturimeve në vend, WizzAir është tërhequr. Edhe pse është vetëm shtator ku sapo sezoni është mbyllur, aeroporti i Kukësit ka ndaluar se operuari.

Aeroporti i Sarandës në anën tjetër, u propagandua si një aeroport sezonal që do të priste rreth 150 mijë turistë që në vitin e parë të operimit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sot zv.kryeministre, e premtoi edhe në Kuvend në shtator të vitit 2021 se aeroporti i Sarandës do të mbaronte brenda mandatit të tretë. Por ai akoma as nuk ka nisur. Dy herë u hap gara për këtë aeroport dhe të dyja herët dështoi. Asnjë ofertë nuk pati për ndërtimin e tij. Aktualisht premtimet vazhdojnë të thuhen për aeroportin e Sarandës. Duke harruar premtimet se aeroporti do të mbaronte brenda vitit 2025, edhe Edi Rama, edhe Balluku kanë thënë vetëm se gara do të hapet.

Ndërsa për aeroportet “sportive”, siç iu referonte Edi Rama, të Korcës dhe Gjirokastrës premtimet janë harruar tërësisht.

Pra qasja e qeverisë në raport me aeroportet lidhet pazgjidhshmërisht me zgjedhjet. Kur ishte koha për të bërë premtime, ato u bënë pa u kursyer. Kur ka probleme, vonesa apo mungesa zgjidhjesh për këto premtime, ato harrohen.

Përjashtim bën vetëm aeroporti i ri i Vlorës, i cili do të jetë më i madhi në vend, ku puna duket se po ecën mirë dhe brenda afateve. Fluturimet priten të nisin në vitin 2025, vitin kur Edi Rama do të futet sërish në zgjedhje për një mandat të katërt. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë kishës në Hot i Ri. Sipas të njëjtave burime ka mbetur i vrarë një p...

22:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI