Flash

I gjejnë dru zjarri të stivosura në banesë, 62-vjeçari nga Kuçova vihet nën hetim

Lapsi.al 13 September 2023
I gjejnë dru zjarri të stivosura në banesë,

Një 62-vjeçar në Kuçovë ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij janë gjetur të stivuara 20 m³ dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Pasi është marrë në pyetje ai është proceduar në gjendje të lirë.

Kuçovë -Kishte stivuar në oborrin e banesës, 20 m³ dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohet penalisht 62-vjeçari dhe sekuestrohet sasia e druve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, gjatë kontrolleve me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në oborrin e banesës së shtetasit A. Q., në fshatin Belesovë, kanë parë të stivuar, një sasi drush për zjarr, të dyshuar të prerë në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të verifikimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Q., 62 vjeç, banues në fshatin Belesovë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 20 m³ dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës për sigurimin e tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari kundër mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë e tillë do të goditet me forcën e ligjit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI