Flash

Parrulla politike e kore fyese për shqiptarët: UEFA nis hetimin për Rumani-Kosovë

Lapsi.al 13 September 2023
Parrulla politike e kore fyese për shqiptarët: UEFA nis hetimin

Rumania rrezikon një ndëshkim të ashpër nga UEFA për sjelljen e tifozëve të saj në ndeshjen e djeshme kundër Kosovës. Sfida u pezullua për më shumë se 50 minuta nga arbitri për një sërë pankartash me fjalët 'Kosova dhe Serbia'. Sipas rregullores së UEFA-s, për këtë çështje do të hapet një hetim për “deklarata politike të ndaluara gjatë një ndeshjeje”. Ndeshja u pezullua para pjesës së parë dhe rifilloi vetëm pasi UEFA arriti të hiqte pankartat. Në fund Rumania fitoi 2-0, por nëse ndeshja nuk do të rifillonte Rumania do të kishte humbur 3-0.

Lexo më tej: FOTO/ Ndërpritet ndeshja në Rumani: shfaqet banderola 'Kosova është Serbi', Dardanët refuzojnë të luajnë

Gazetat “Alo” dhe “Blic” krenohen me ngjarjet e ndodhura

Arbitri francez Wily Delajdo në minutën e 18′ u detyrua të ndërpriste takimin mes Rumanisë dhe Kosovës. Sikur të mos mjaftonin koret fyese, ultrasit rumunë shpalosën një banderolë nacionaliste: ‘Kosova është Serbi’. Gazetat më të rëndësishme serbe kanë shkruar me krenari për atë që ndodhi. “Ishin të mundur nga e vërteta, ndaj braktisën fushën” - titulloi gazeta Alo, që vazhdoi -. “Rumunët kënduan: Kosova është Serbi. Blic i bën eko: “Futbollistë të ashtuquajtur nga Kosova u larguan nga fusha për shkak të pankartës “Kosova është Serbi”!.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI