Flash

VIDEO/ Von der Leyen mban fjalim, komisionierja e BE-së thur me shtiza

Lapsi.al 13 September 2023
VIDEO/ Von der Leyen mban fjalim, komisionierja e BE-së thur me shtiza

Një episod interesant ndodhi këtë të mërkurë në Parlamentin Evropian. Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson u fiksua nga kamera duke thurur me shtiza gjatë fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në fakt ky nuk është një rast i izoluar. Edhe më herët në raste të tjera, Johansson është filmuar e zënë duke punuar me grep gjatë seancave të punës. Më parë nuk kishte ndodhur që ajo ta bënte një gjë të tillë gjatë kohës kur fliste shefja e saj.

Këtë pasion komisionerja nuk e ka mbajtur kurrë të fshehur. Në vitin 2020 ai u shpreh në rrjetet sociale se u kishte dhënë të gjithë bashkëpunëtorëve të saj çorape leshi që i kishte punuar me shtiza. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI