Flash

Zëvendësohet e shpërthen në lot, Richarlison bëhet për psikolog: "Do kërkoj të më ndihmojnë"

Lapsi.al 13 September 2023
Zëvendësohet e shpërthen në lot, Richarlison bëhet

Sulmuesi i Brazilit dhe Tottenham, Richarlison ka thënë se do të "kërkojë ndihmë psikologjike". Futbollisti do të bëjë një lëvizje të tillë, sapo të kthehet në Angli pas pauzës ndërkombëtare. Richarlison u fotografua në lot pasi u zëvendësua gjatë fitores 5-1 të Brazilit ndaj Bolivisë të shtunën. E njëjta gjë ndodhi edhe në minutën e 64 sot kundër Perusë, kur u zëvendësua nga Gabriel Jesus.

Richarlison ka shënuar vetëm katër gola në 40 ndeshje për Spurs që kur mbërriti për 60 milionë paund nga Everton verën e kaluar. "Kam kaluar një periudhë të trazuar jashtë fushës në pesë muajt e fundit - i tha ai gazetës braziliane O Globo -. Tani gjërat në shtëpi janë pak më të qëndrueshme. Njerëzit që mbanin një sy vetëm tek paratë e mia nuk janë më afër meje. Do të kthehem në Angli dhe do të marr ndihmë psikologjike, për të forcuar mendjen time. Për këtë bëhet fjalë, të kthehem më i fortë".

Lexo më tej: Video/ Shtriganët nuk i bëjnë punë Perusë: Neymar jep asistin e golit vendimtar të Marquinhos

Brazili, pas dy raundeve të para në kualifikueset e Botërorit 2026 në Amerikën e Jugut, ka pikë të plota. Vendin e parë Selecao e ndan me Argjentinën, edhe ata me 6 pikë. 5 herë kampionët e botës pasi shkatërruar Bolivinë, shkuan dhe fituan 1-0 në Peru falë golit të Marquinhos në minutën e 90’.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI