Flash

Arrestohet në Dubai Amant Josifi, lidhjet me Olsi Ramën dhe Olta Xhaçkën

Lapsi.al 14 September 2023
Arrestohet në Dubai Amant Josifi, lidhjet me Olsi Ramën dhe Olta

Arrestohet në Dubai ortaku i Olsi Ramës dhe ish-këshilltari i Xhaçkës, Amant Josifi.

Kujtojmë se më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Por edhe pse kishte një urdhër-arresti nga autoritetet spanjolle, Amant Josifi arriti të largohej nga vendi.

Josifi është akuzuar si partner biznesi i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar.

Lexo më tej: Çfarë e lidh Amant Josifin me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën 

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi se Josifi u lejua të arratisej drejt Dubait për shkak të lidhjeve të tij me Olsi dhe Edi Ramën.

Emri i Josifit doli në dritë pas një shkrimi të publikuar në median spanjolle “El Pais”, që e konsideronte Josifin ‘kokën’ e mashtimeve në bursa si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group'. Deri në vitin 2017, Amant Josifi rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor 2022 në vendin tone dhe zbuloi se pre e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI