Flash

Dalin PAMJET/ Si u shkrumbua pallati 10-katësh në Tiranë

Lapsi.al 14 September 2023
Dalin PAMJET/ Si u shkrumbua pallati 10-katësh në Tiranë

Një pallat 10-katësh u përfshi nga një zjarr masiv mesditën e së enjtes në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. U desh më shumë se 4 orë që zjarrfikësit të neutralizonin zjarrin.

Drejtori i Repartit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tha se fillimisht zjarri ka rënë në katin e dytë dhe më pas nëpërmjet fasadës është përhapur me shpejtësi deri në katin e 10-të.

Kati i fundit i pallatit ishte ndërtuar me materiale të djegshme dhe thuajse është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Në katin e katërt ka qenë një grua shtatzënë me dy fëmijë dhe nënën e saj. Fatmirësisht kanë arritur që të dalin jashtë sa më shpejt.

Raportohet se për këtë ngjarje është marrë në pyetje nga policia edhe administratori i pallatit shumë-katësh si edhe disa banorë. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta. Dëmet materiale ndërkohë janë mjaft të mëdha.

E tërë zona u mbulua nga shtëllunga tymi. Ndërtues i pallatit është Tanush Mehilli. Pallati ka vetëm 1 vit që është ndërtuar, ndërsa banorët në katin e pestë kishin vetëm një muaj që kishin hyrë në këtë pallat. ©LAPSI.al

Vijon zjarri në pallatin te ish parku i autobusëve

Të këshilluara

Betohen dy ministrat e rinj Mete e Ibrahimaj

Është mbajtur sot ceremonia e betimit në Institucionin e Presidentit të Republikës të të dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave. Përpara Presidentit të...

18:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI