Flash

Real Madrid përfshihet në skandal: shpërndanë video sek*uale, arrestohen 4 futbollistë

Lapsi.al 14 September 2023
Real Madrid përfshihet në skandal: shpërndanë video

Real Madrid është tronditur nga një skandal pasi 4 lojtarë të rinj (një i Castilla dhe tre të skuadrës së tretë) u arrestuan mëngjesin e sotëm. Siç raporton El Confidencial, ngjarja lidhet me një rast të dyshuar të shpërndarjes së videove të natyrës sek*uale. Hetimi, shpjegon gazeta spanjolle, nisi nga një denoncim i paraqitur më 6 shtator në Mogán, një komunë në Ishujt Kanarie, nga nëna e një të miture. Burimet e El Confidencial sigurojnë se gruaja ka thënë se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video porno me protagoniste të bijën dhe më pas e ka shpërndarë.

Për momentin nuk janë bërë të ditur emrat e lojtarëve të arrestuar për krimin e dyshuar. Sipas informacioneve të El Confidencial, në këtë histori janë të implikuar edhe lojtarë të tjerë, mes të cilëve edhe disa nga ekipi i parë. Të rinjtë u arrestuan mëngjesin e sotëm në Qytetin e Sportit të Valdebebas teksa po përgatiteshin për të kryer stërvitjen. Ata u dërguan në organet e drejtësisë me akuzën e veprës penale të pretenduar të zbulimit të sekreteve të natyrës seksuale. Hetuesit duan të sekuestrojnë celularin për të vijuar me analizat dhe për të vazhduar hetimet dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Lexo më tej: Video seksi e shantazhi i Valbueba, del vendimi: Benzema një vit burg me pezullimin me kusht

KOMUNIKATA E REAL MADRID

“Real Madrid njofton se ka mësuar se një lojtar i Castilla dhe tre lojtarë të Real Madrid C kanë dhënë një deklaratë për Guardia Civil në lidhje me një denoncim për shpërndarjen e pretenduar të një videoje private në WhatsApp. Kur klubi të mësojë faktet e thelluara, do të marrë masat e duhura”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI